Transmetuar më 24-07-2021, 14:15

Ai është sigurisht lojtari më i shumëpritur në Paris, por jo domosdoshmërisht më i paguari. Pavarësisht paraqitjeve mbresëlënëse në “Euro 2020”, në fakt, Gianluigi Donnarumma do të fitojë të paktën një milion euro më pak se i ofroi Milanit për të rinovuar.

Te blutë parizienë ka një pagë neto prej 7 milionë euro, sipas të dhënave të mbledhura nga “L’Equipe”. Një shifër që nuk përfshin bonuset personale dhe ekipore, që mund ta ushqejnë ndjeshëm llogarinë bankare të portierit italian.

Në çdo rast, është shumë larg nga 12 milionë euro neto, sa u përfol nëpër media në mënyrë spekulative. Portieri i kombëtares italiane do të fitojë, të paktën fillimisht, më pak se kolegu i tij dhe tani rivali i madh, Keylor Navas.

Keylor Navas blasts PSG on Instagram as Gianluigi Donnarumma heading to  Paris on free transfer – Football Reporting

Sidoqoftë, 22-vjeçari preferoi të hapte një kapitull të ri të jetës, me një përvojë larg ambientit ku "lulëzoi" si portier dhe njeri. Dhe sigurisht, duke iu bashkuar një projekti ambicioz, një ekipi plot yje, ku Paul Pogba, klient tjetër i Mino Raiola, gjithashtu mund të zbarkojë së shpejti.

Sipas “L’Euqipe”, paga fikse e Donnarumma nuk i kalon 7 milionë eurot neto, pas taksave totale. Pra, është një tarifë fikse, e cila nuk përfshin bonuse të majme, në rast të fitimit të trofeve kombëtarë dhe sidomos Champions-it.

Sezonin e dytë në Paris, Donnarumma mund të fitojë lehtësisht rreth 10 milionë euro. Sidomos nëse imponohet si portier i parë, por për këtë duhet ta djersijë shumë. Në fakt, Keylor Navas nuk ka ndërmend ta hapë krahun, veçanërisht pasi ka rinovuar deri në vitin 2024 në pranverë. Një kontratë e portierit nga Kosta Rika që shkon në 12 milionë euro bruto në sezon, shumë më tepër se kolegu i tij, që sapo u shpall kampion Europe.