Transmetuar më 24-07-2021, 14:53

Ai kurrë nuk qenë një “përbindësh” i teknikës, me dy metrat e tij dhe një ecje mjaft të butë në fushë. Por, dy gjëra nuk i kanë munguar kurrë Peter Crouch: nuhatja për golin dhe simpatia ndër tifozë. Prandaj është normale që, pasi “vari këpucët në gozhdë”, ish-sulmuesi i kombëtares së Anglisë është bërë një “showman”.

Podcast, kolona gazetash, paraqitje në TV, libra, nuk ka asgjë të mirë që Peter nuk mund ta bëjë në mënyrë perfekte. Por, kjo nuk ishte e mjaftueshme që ai të njihej nga një koleg shumë më i famshëm futbollist…

Crouch was somewhat underwhelmed when he met Ronaldo

Crouch nuk është kurrë banal në anekdotat e tij, por ajo që i tha “Daily Mail” është me të vërtetë gazmore. Protagonistët e historisë? Vetë ish-lojtari dhe Ronaldo, Fenomeni. Vendndodhja është Ibiza. Deti, dielli, argëtimi, e qeshura dhe… zhgënjimi.

TAKIMI – Ish-sulmuesi i Liverpool ishte në Ibiza, në të njëjtin plazh që priti brazilianin, në një shoqëri të ëmbël. Crouch nuk i rezistoi tundimit dhe tregoi se si shkoi për të kërkuar një “selfie” me fenomenin brazilian: "Unë e takova një herë, në të vërtetë. Isha me pushime në Ibiza dhe e pashë në plazh. Ai ishte i zënë, duke pirë birra”.

Crouch zbulon prapaskenat e shfrenimit të Ronaldos: Pinte birra dhe i kërkova foto, por nuk ia kishte idenë se kush isha - Telegrafi

Ronaldo, gjithashtu po shijonte pushimet e tij: "Kur pija mbaroi, supermodelja që ishte me të i solli një tjetër. Ishte një mundësi shumë e mirë. Dhe iu prezantova".

Me mendjen e tij, Crouch shpresonte të njihej nga braziliani, sepse luante si futbollist në nivele të Premier League, por kënaqësia e vetme e takimit ishte koha në shoqërinë e fenomenit: "Shpresoja se ai do të thoshte: Oh, po ti je Crouch. Në fakt nuk më njohu fare. Bëra një “selfie” me të dhe u largova. Ai nuk ishte në dijeni të faktit se edhe unë isha një futbollist".

The Brazil legend is one of the greatest footballers to have ever graced the planet

ËNDRRA – Edhe pse nuk e njohu, megjithatë, Crouch shpjegoi se ish-lojtari i Interit dhe Real Madridit ka qenë gjithmonë idhulli i tij. Dhe mbeti me ëndrrën për të luajtur me të: "Dennis Bergkamp ishte një lojtar i shkëlqyeshëm. Do të kishte qenë e pabesueshme të luaja përkrah tij, por nëse do të më duhej të zgjidhja, me siguri do të kisha zgjedhur brazilianin. Do të ishte fantastike të luaja me Ronaldon…, origjinalin". Ndoshta, në atë rast, “Fenomeni” do ta kishte njohur atë…