Transmetuar më 24-07-2021, 19:46

Një video tregon disa ushtrime fizike “për dembelët”, pa qenë e nevojshme të shkohet n1% palestër.

30 lëvizje nga 3 herë për secilin sugjerohet për të gjithë ata që duan të ushtrojnë.

Për pulpat e formuara bukur, mjafton të shtriheni në shpinë, të lakoni këmbët në gjunjë dhe thjesht të ngrini gishtat lart.

Për një bel të hollë, merrni të njëjtin pozicion, pra shtrihuni në shpinë dhe lakoni këmbët në gjunjë, pastaj lëvizni gjunjët të bashkuar në tokë në njërën anë dhe pastaj në anën tjetër.

Për të formuar krahët gjithashtu, mund t’i lëvizni vetëm të shtrirë në anën e kundërt të këmbëve. Dhe për një efekt edhe më të fortë – mbajini peshat gjatë gjithë kohës në duar.

Për një shpinë të formuar bukur, pa jastëk, drejtojeni njërën këmbë nga i njëjti pozicion fillestar, pastaj këmba tjetër në një ndërrim. Vetëm sigurohuni që këmbët tuaja të jenë të tendosura.

Për një fundshpinë të formësuar pa celulit, shtrihuni në bark, dhe në mënyrë alternative ngrini njërën këmbë drejt shpinës, pastaj këmbën tjetër.

Për kofshët e holla, shtrihuni në shpinë, lakoni këmbët në gjunjë, pastaj shtrijini.

Për më shumë shihni videon më poshtë: