Transmetuar më 24-07-2021, 20:49

Kampionati Europian i ka rritur vleren shumë lojtarëve nga kontinenti i vjetër. Një prej tyre është qenë italiani Frederico Chiesa.

Nëse disa ditë më parë Juventusi refuzoi ofertën e Bayern Munchen për italianin (80 milion euro), sipas medias italiane La Repubblica, tani ka qenë radha për të refuzuar Liverpoolin.

Skuadra angleze do të kishte vendosur në tryezë një ofertë prej 100 milionësh që ‘Vecchia Signora’ ka refuzuar. Federico Chiesa është një pjesë thelbësore për grupin e trajnerit Allegri.