Transmetuar më 24-07-2021, 21:10

Familja e Dua Lipës duket se ka mbetur e impresionuar nga vizita në Shqipëri. Në fakt këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa u prit nga kryebashkiaku Erjon Veliaj dhe Kryeministri Edi Rama. E para ishte Dua Lipa që falenderoi.. Më pas babai i saj Dukagjin Lipa.

“Vizita në Rezidencën Mbretërore Shqiptare me Kryeministrin shqiptar Z. Edi Rama ishte një përvojë unike. Faleminderit shumë që na bëtë të ndjehemi pjesë e familjes tuaj”, shkruan Dukagjin Lipa në rrjetet sociale.

Familja Lipa u takua në Tiranë me Kryeministrin Edi Rama, kryebashkiakun Erion Veliaj dhe Ambasadoren e SHBA, Yuri Kim.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore ndodhej në kuadër të nismës së Fondacionit të saj “Sunny Hill”, që do të financojë rindërtimin e një kopshti në Tiranë.