Transmetuar më 24-07-2021, 23:02

Më 15 korrik të këtij viti Orinda Huta dhe Turjan Hyska u bënë prindër për herë të parë me një vajzë.

Orinda solli në jetë një vajzë që e pagëzuan me emrin Atara.

Ditën e sotme që ka kaluar gati një javë nga ardhja në jetë e vajzës, Orinda publikoi disa foto nga momenti i ardhjes në jetë të Atarës.

Ajo ka postuar në Instagram disa foto emocionuese dhe duket se e vogla ka ardhur në jetë pas një operacioni cezarian.

Në foto Orinda shfaqet duke qarë pas lindjes së vajzës, ndërsa në një tjetër ajo dhe Turi shihen me sytë e mbushur me lot nga gëzimi teksa përqafojnë njëri-tjetrin.

Me këtë rast, moderatorja falenderon mjekët që e ndihmuan në ardhjen në jetë të vogëlushes.

“Një javë me ty, një javë mrekulli, e që tani mendoj se koha kalon shpejt. Më vjen për të qarë sa herë të shikoj dhe falenderoj Zotin çdo çast për këtë bekim. Sa shumë jam lutur për ty e do vazhdoj po njësoj gjatë gjithë jetës. Nuk gjej dot fjalët për të përshkruar gjithë dashurinë që kam brenda vetes për ty. ATARA jonë, kurorë e bekuar e dashurisë tonë 14-vjecare” , shkroi Orinda kraahs fotove.