Transmetuar më 25-07-2021, 09:59

Karriera e gjatë e Sven Goran Eriksson në stol mund të njohë së shpejti një kapitull të ri. Tekniku suedez, pa skuadër që nga janari 2019, pasi i dha fund përvojës së tij me ekipin kombëtar të Filipineve, mund të kthehet së shpejti në veprim.

Sipas raporteve nga “SportExpressen”, ish-trajneri i kombëtares së Anglisë dhe i disa skuadrave të njohura, është një hap larg SFK Pierikos. Po flasim për një klub grek futbolli, jo në elitë, i cili synon të sigurojë Superligën përmes investimeve të mëdha.

Në këtë kuptim, filluan kontaktet me Eriksson, i cili në kurrikulën e tij mburret me trofe në seri, të fituar në stolat e Gothenburg, Roma, Benfica, Sampdoria dhe Lazio.

Këto ditë janë caktuar takimet e fundit mes palëve, me trajnerin suedez i cili do të përpiqet të kuptojë nëse ekzistojnë kushtet e duhura për të rifilluar nga një klub në kategorinë e dytë greke. Një klub që fitoi promovimin vitin e kaluar dhe që dëshiron të vazhdojë ngjitjen e tij në hierarkinë e futbollit helen.

Për Eriksson mund të jetë një mundësi për shpagim, pas një serie përvojash larg futbollit të shkëlqyeshëm, që sigurisht nuk do të llogariten ndër arritjet më të mëdha të karrierës së tij.