Transmetuar më 25-07-2021, 11:41

Ai ka mbi supe vite të tëra karrierë të ëndërruar. Gigi Buffon, i cili nuk ka fituar dot vetëm Ligën e Kampionëve, nuk di të ndalet as 43 vjeç. Ai do të kujtojë edhe dy kalime në Serie B, një me Juventusin, pas skandalit të “Calciopoli”, të filluar disa javë pas ngritjes së Kupës së Botës, tjetra me Parmën, ekipi i hershëm, që SuperGigi ka zgjedhur të përqafojë përsëri për një fund të karrierës romantike.

Gigi nuk mendon më për këto, i përqendruar te sfida e radhës. Në të vërtetë, në atë të radhës: rikthimi i Parmës në Serie A dhe mbase arritja e rekordit të pjesëmarrjes në gjashtë Kupa Bote, me “Katar 2022” te dera… I intervistuar nga “La Gazzetta dello Sport”, flamuri i Juventusit pranoi se ëndërron të luajë në Botërorin e vitit të ardhshëm:

Buffon al Parma, arriva il sì: "Voglio essere ancora protagonista" - la  Repubblica

"Unë vazhdoj të luaj, sepse kam një ëndërr, e cila gjithsesi duhet të mbështetet nga rezultatet. Unë do të ndalem një minutë më vonë, nëse shoh një shenjë të rënies. Sidoqoftë, ndiej se kam akoma diçka të veçantë për të bërë. Kam një ëndërr për të arritur, mbase utopike, por që më shtyn përpara.

Lënia e futbollit kurrë nuk do të jetë problem, sepse ndiej nevojën për të bërë diçka tjetër. Jam i ngazëllyer me idenë se do të jem në gjendje t’iu kushtoj kohë hobeve dhe shumë gjërave të vogla, që po tani po i sakrifikoj. Jam plotësisht i lumtur në shtëpi me gruan dhe fëmijët e mi, me miqtë.

Buffon nuk e fsheh, pranon se “Katar 2022” e stimulon: "Mancini bëri një gjë të jashtëzakonshme. Ne vetëm mund ta lavdërojmë dhe përgëzojmë atë. Edhe unë, në moshën 43 vjeç, gjithashtu për respekt të punës së trajnerit, nuk do të jem kurrë ai që aplikon… Sidoqoftë, më duhet Kupa e Botës për të ëndërruar. Përndryshe, për çfarë po luaj? Sigurisht, që ta rikthej Parmën në Serie A. Dhe më pas? Pothuajse me siguri Mancini nuk do të më telefonojë, me të drejtë, ai ka njerëzit e tij, grupin e tij. Sidoqoftë, unë kam nevojë të di se do të ketë një Kupë Bote në Katar për të vazhduar të luaj dhe ëndërroj".

Italia, Buffon: "I senatori diano di più. Il

Disa fjalë edhe për sezonin e kaluar me Juventusin, pa titull kampion mbas 9 vitesh radhazi. Trajner ishte bashkëlojtari i tij i mëhershëm, Pirlo: "Unë besoj se Andrea, pas vështirësive normale dhe të parashikueshme të 3-4 muajve të parë, pastaj u bë plotësisht i vetëdijshëm për rolin e tij.

Gjithashtu arriti njëfarë familjarizimi me lojtarët. 4-5 muajt e fundit të Andreas ishin ato të një trajneri 100%. Dhe pastaj, le ta pranojmë, çdo klub tjetër do të festonte ende një sezon pozitiv si i yni. Ai dukej zhgënjyes vetëm sepse kishim 9 tituj kampioni radhazi dhe dy finale Champions-i pas vetes. Por a është faj?”

Një legjendë si Buffon nuk mund të rrijë pa komentuar kombëtaren, e cila fitoi “Euro 2020”. "Bashkë me Donnarumma, Federico Chiesa ishte befasia e Kampionatit Europian. Kur arriti te Juve nuk mendova se ishte aq i fortë. Dua të jem i sinqertë: në Kampionatin Europian ishte i papërmbajtshëm. Pata frikë në finale kundër Anglisë, kur ai u largua nga fusha i dëmtuar. Pas një viti te Juve, Fede nuk më befasoi, por nuk besoja se do të konfirmohej në një kontekst të tillë. Kur disa gjëra ju vijnë në një nivel kaq të lartë, kjo do të thotë që jeni me të vërtetë të veçantë".