Transmetuar më 25-07-2021, 14:14

Sigurisht nuk është një situatë lufte, por “tërheqjeje litari” ndoshta. Diçka në rinovimin e Franck Kessie nuk po shkon siç shpresonte Milani. Mesfushori kuqezi, i cili është i angazhuar me ekipin e tij kombëtar në Lojërat Olimpike të Tokios, nuk ka ndërmend të heqë dorë nga kërkesat që ka për rinovim.

Ai i kërkon klubit një pagë prej 7 milionë euro në sezon, saktësisht sa Ibrahimovic. Maldini dhe Massara, të cilët punuan me një plan 5.5 milionë euro, plus bonuse, nuk shkojnë përtej kësaj oferte.

Menaxheri i lojtarit nga Bregu i Fildishtë, George Atangana, që pritet në Milano javën në vijim, nuk duket se është i gatshëm të negociojë përsëri. Ai dëshiron atë që kërkoi më herët, pra 7 milionë euro.

“Presidenti”, siç quhet nga bashkëlojtarit Kessie, dëshiron të vazhdojë me kuqezinjtë për një kohë të gjatë, por shenjat nuk janë pozitive për momentin.

Milani po studion formulën e përshtatshme për të qenë në gjendje ta mbajë mesfushorin, i frikësuar nga dy precedentët e freskët: Donnarumma dhe Calhanoglu, të cilët u larguan falas kësaj vere.

Maldini do të synojë tani një rinovim afatshkurtër, deri më 2024, me shtimin e një periudhe 2-vjeçare tjetër. Pastaj do të vendosim se çfarë mund të bëjmë. Gjithashtu, sepse sirenat e Premier League kanë rënë prej disa kohësh, me Liverpool të interesuar për mesfushorin në fjalë.