Transmetuar më 25-07-2021, 14:26

Ata nuk e duan Paul Pogba te PSG. Tifozët vendosën këtë të shtunë në mëngjes një banderolë përpara qendrës së trajnimit të Paris Saint-Germain, por edhe përpara “Parc des Princes”, kundër ardhjes së mesfushorit të Manchester United, kampion bote në vitin 2018 me “gjelat”, lindur në rajonin e Parisit.

"Pogba, ti duhet të dëgjosh nënën tënde, ajo nuk të dëshiron këtu, as ne”, – shkruhej në banderola, e panënshkruar nga ndonjë grup i identifikuar tifozësh. Pas një fillimi shpërthyes të merkatos së kësaj vere, te PSG mbërritën njëri pas tjetrit emra të tillë si Georginio Wijnaldum, Sergio Ramos dhe Gigi Donnarumma.

Kontaktet kanë nisur edhe me mesfushorin e “Djajve të Kuq, Paul Pogba, për ta bashkuar me “dream team” të Al Khelaifi, përmes të cilit synon të fitojë patjetër Ligën e Kampionëve sezonin e ri.

Sipas informacionit nga “RMC Sport”, futbollisti i kombëtares transalpine është i interesuar të kthehet në Francë, aty ku ka lindur, por s’ka luajtur kurrë në Ligue 1. Një dëshirë që nuk është domosdoshmërisht reciproke, duket edhe nga kjo banderolë.

Mbetet të shihet se sa përfaqësues është ky qëndrim mes tifozëve parizienë dhe autorëve të kësaj banderole, që nuk e do Pogba te PSG.