Transmetuar më 25-07-2021, 23:41

Çifti i njohur për publikun, Turi dhe Orinda u bënë prindër për herë të parë me datë 15 Korrik.

Moderatorja solli në jetë një vajzë, të cilës i vendosën emrin Atara, që do të thotë kurorë dhe e bekuar.

Si Turi, ashtu dhe Orinda publikojnë vazhdimisht foto pranë të voglës në rrjete sociale.

Vetëm së fundmi, producenti ka ndarë në Instastory një foto të saj para televizorit.

“Gocë televizioni”, ka shkruar Turi krahas fotos.

Të dy prindërit e saj janë njerëz ekrani dhe ka shumë gjasa që dhe Atara t’i futet televizionit në të ardhmen.