Transmetuar më 26-07-2021, 16:53

Gianluca Galliani, djali i ish drejtorit të përgjithshëm të Milanit, Adriano, tregoi admirimin e tij për Zlatan Ibrahimovic: "Unë e dua shumë Ibrën, e konsideroj një lojtar të jashtëzakonshëm. Mendoj se është pak si vera, çdo vit që kalon bëhet më e mirë, sepse ai gjithmonë dëshiron të përmirësohet.

Shumë herë shikoni futbollistë të rinj, të cilët përkeqësohen çdo vit, sepse kanë talent natyral, por nuk e zhvillojnë atë. Vit pas viti Ibra është gjithnjë e më i vendosur, më i vetëdijshëm dhe më i pjekur edhe si njeri. Dhe të gjitha këto arrin t’i bëjë moto pune të profesionit.

Ai ende arrin të luajë në moshën 40 vjeç, sepse është një profesionist i jashtëzakonshëm. Unë nuk e fsheh faktin se kam një pasion të madh për të. Kur flitej se mund të kthehej te Milani, shpresoja aq shumë dhe besoj se faktet kanë provuar klubin që e do aq fort.

Zlatan Ibrahimovic Courts Another Controversy After Covid-19 Lockdown  Restaurant 'Meeting'

Ibra solli me të vërtetë një ndryshim të mentalitetit në ekip. Shumë herë mendoj se drejtuesit në njërën anë dhe trajneri në anën tjetër mund të arrijnë një pikë të caktuar në një dhomë zhveshjeje, por pastaj rolin themelor e marrin lidera si Ibrahimovic.

Historikisht, Milani ka pasur gjithmonë udhëheqës të mëdhjenj në përbërje. Le të mendojmë për Baresi, Maldini, Tassotti dhe Costacurta. Ndoshta edhe gaboj që përmend disa emra, sepse ka kaq shumë.

Liderat janë thelbësorë për të krijuar një ekip konkurrues dhe nga kjo pikëpamje, por jo vetëm kaq, Ibra është thelbësor. Jam i bindur që ai do të dalë mirë edhe sezonin e ardhshëm”.