Transmetuar më 26-07-2021, 22:07

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për publikimin e raportit final nga OSBE/ODIHR, duke thënë se e gjitha mund të përmblidhet si ”Masakër Zgjedhore”.

Basha nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, shprehet se më 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve dhe ato zgjedhje nuk kishin lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

STATUSI I PLOTË NGA LULZIM BASHA

Raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR konfirmon se me 25 prill u tjetërsua vullneti i shqiptarëve. Këto janë disa nga konkluzionet e raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR mbi 25 prillin: – Blerja masive e votave. – Presioni ndaj votuesve. – Shkrirja në një e partisë në pushtet me shtetin. – Keqpërdorimi i aseteve publike në avantazh të partisë në pushtet. – Abuzimi me pushtetin dhe funksionet publike. – Rritje e punësimit në administratën publike me qëllime elektorale. – Presion mbi administratën publike për të votuar partinë në pushtet. – Përdorimi i fondeve të rindërtimit për të orientuar votën. – Legalizime në këmbim të votës. – Vjedhja e të dhënave private dhe personale të shqiptarëve nga partia në pushtet dhe ngritja e sistemit kriminal të patronazhistëve duke ushtruar përmes këtij sistemi presione dhe shantazhe ndaj qytetarëve. – Përdorimi i grupeve kriminale për të ushtruar presion ndaj zgjedhësve. – Ndryshimet kushtetuese të njëanshme, në kundërshtim me rekomandimet e Komisionit të Venecias. E përmbledhur me dy fjalë: MASAKËR ZGJEDHORE! Raporti konfirmon atë që të gjithë shqiptarët e dinë tashmë: 25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë dhe zgjedhjet e lira e të ndershme.