Transmetuar më 27-07-2021, 09:00

U bë e famshme në emisionin ‘Përputhen’.

Pak kohë më parë Tea Trifoni ka zbuluar se është në një lidhje të re duke deklaruar i dashuri i saj është shok me Fatjon Kuqarin.

Shumë kuriozë, të gjithë ndjekësit e saj u vunë në lëvizje të zbulonin se cili ishte djalë që i kishte rrëmbyer zemrën Teas, teksa ajo deklaroi se këtë lidhje do e mbante private dhe se djali nuk është personazh publik.

“Ishte shumë i ëmbël”,-ka deklaruar ajo për mediat kur e pyetën se çfarë e tërhoqi tek ai për herë të parë. Por tashmë ajo ka bërë publike një pjesë të portretit të të dashurit të saj i cili i ka hedhur dorën në qafë.