Transmetuar më 27-07-2021, 10:05

Mes tifozëve, midis shokëve të tij të skuadrës, në mes të fushës, Cristiano Ronaldo është kthyer në vendin e punës, te Juventusi me trajner të ri dhe të vjetër, Allegri. Ditën e parë të trajnimit, pas pushimeve dhe vizitave mjekësore, CR7 është në krye të ekipit, për t’ia rifilluar.

Kushtrimin e jep edhe përmes rrjeteve sociale: "Kthim në rrugën e duhur", që mund të lexohet edhe si "përsëri në rrugën e duhur". Vështirë të merret me mend, e ka për veten apo Juventusin, që rikthehet në rrugën e duhur me trajnerin e para dy viteve…

Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Kthimet e Kulusevski, De Ligt, Ramsey dhe Rabiot janë lënë në hije nga zbarkimi në “Continassa” i yllit portugez, i mbështjellë nga entuziazmi i tifozëve të Juventusit, që e prisnin me padurim për foto dhe autografe.

Një turmë e vërtetë brohoriste Cristianon, i cili në 08:30 ishte në “J Medical” për ekzaminime klinike dhe pasdite veshi këpucët e këmishën bardhezi për të djersitur në fushë, nën urdhrat e Allegrit.

I karikuar si gjithmonë, Ronaldo u shfaq në lëndinën e qendrës sportive me një goditje të fortë të topit dhe gishtin e madh të ngritur. Ai dha shenjën “ok”, se është mirë, është i lumtur që stërvitet me Juven përsëri. Efekti CR7 është patjetër krejt ndryshe.