Transmetuar më 31-07-2021, 20:12

Një parashutist ka rënë nga lartësia teksa ishte duke fluturuar me një parashutë e cila duket se nuk funksionoi duke i rrezikuar seriozisht jetën.

Ngjarja ndodhi sot pasdite vonë në zonën e plazhit të Qerretit, raporton noa.al duke ju sjellë dhe fotot e LSA në galeri.

I riu ishte hedhur me një parashutë dhe po fluturonte me pritshmërinë që pas disa minutash të ulej aty ku ishte planifikuar, por parashuta befas pësoi rënie të menjëhershme dhe personi në të ra duke u zhytur në det.

Teksa panë të riun që u rrëzua me parashutë, siç shihni fotot, disa pushues vrapuan që ta shpëtojnë dhe arritën ta bëjnë këtë. /noa.al