Transmetuar më 04-08-2021, 14:08

Banka Kombëtare Tregtare lëshoi një njoftim të dytë sot rreth orës 9 të mëngjesit duke pretenduar se problemi hardware që shkaktoi një ndërprerje afatshkurtër në sistemin tonë bankar është zgjidhur.

Banka tha se "ATM -të dhe POS-et tona kanë filluar të shërbejnë, kanalet tona digjitale dhe transaksionet e degëve do të vihen gradualisht në shërbim sot rreth orës 11 të mëngjesit pas kontrolleve përfundimtare që do të kryhen".

BKT tha se i vjen keq për shqetësimin e krijuar dhe falënderon për mirëkuptimin e klientëve.

Por ky njoftim pasoi reagime të shumta nga klientët. Ata thonë se banka gënjen pasi shërbimet janë jashtë funksionit.

Klientët pohojnë se kanë shkuar në disa ATM dhe nuk tërheqin dot lekë. Noa.al provoi të konstatojë aplikacionin bkt smart ku bëhen blerje dhe pagesa, por pas disa provave në kohë të ndryshme, deri në momentin e publikimit të këtij raporti, ishte jashtë shërbimit.

Megjithëse këto ankesa të shtruara nga klientët, bkt nuk ka bërë ndonjë reagim.

Skandal me BKT në Shqipëri dhe Kosovë, ndërpriten shërbimet për klientët