Transmetuar më 05-08-2021, 00:35

Këngëtari serb Goran Bregoviç është ftuar në festën e Birrës që organizohet në Korçë nga data 18-22 gusht. Këtë lajm e kanë konfirmuar vetë organizatorët e festivalit, të cilët e konsiderojnë Bregoviç si të ftuar special të natës finale.

Mirëpo, ky lajm nuk është pritur aspak mirë nga shqiptarët, sidmos ata të Kosovës. Goran Bregoviç konsiderohet si një nga artistët që ka frymëzuar masakrat e serbëve kundër Kosovës.

Bregoviç ishte frymëzues e idhull i ushtrisë vrastare serbe gjatë luftës në Kosovë sidomos me këngën “Kalashnikov”.

Pas Vesa Lumës, Big Bastës edhe Besa Kokëdhima ka reaguar së fundmi duke u bërë thirrje qytetarëve që të bojkotohet pjesëmarrja e tij në këtë festë pasi sipas saj, ai është një artist i mirë, po jo dhe njeri i mirë.

“Ai është një artist i mirë, por dukshëm jo edhe një njeri i mirë. Bojkotojeni! Mos lëndoni motrat dhe vëllezërit tanë nga Kosova. Nuk ka arsye që ai të jetë i ftuari yll në një event kaq tradicional. BOJKOTOJENI”, shkruan Besa Kokëdhima.