Transmetuar më 05-08-2021, 16:33
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoni se në 24 orët e fundit janë kryer 3.730 testime, nga ku 195 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes. Janë një burrë dhe një grua të moshës midis 60 deri 68 vjeç.
Sot janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.704.
Në total numri i rasteve aktive është 1065.
Sakaq janë dhënë 9.537 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 469.857 doza të vaksinës.
Deri më sot 164.290 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Përse Shqipëria kaq mbrapa Kosovës me vaksinat? Dy herë më pak çdo ditë