Transmetuar më 07-08-2021, 08:11

Jo vetëm Shqipëria është përfshirë nga flakët gjatë kësaj periudhe të nxehti përvëlues, dhe ka shtete, si p.sh. Greqia fqinje, ku flakët kanë dalë pothuajse jashtë kontrollit dhe djegin çdo gjë që u del përpara.

Në lidhje me situatën e zjarreve masive në Greqi ka reaguar edhe Gazetari, Shpëtim Zinxhiria, i cili thotë se 56 vatra zjarri kanë qenë aktive deri mesnatën e kësaj të shtune dhe kanë vënë në rrezik edhe Athinën, duke iu afruar 15-20 kilometra.

Midis të tjerash, Zinxhiria ka zbuluar se meteorologët grekë kanë parashikuar që edhe javen tjeter, do te jetë e njëjta situate për shtetin e tyre, duke nënvizuar edhe se këto zjarre na japin nje mësim të gjithëve, pasi duhet ta dimë se ndryshimet klimaterike do të kenë në të ardhmen pasoja të këtij lloji.

Deklarata e Zinxhirias në “Facebook”:

Nje tragjedi pa fund…56 vatra zjarri jane aktive, do jetë natë e veshtirë Greqia di të ngrihet në këmbë se nuk është e para herë që ndeshet me tragjedi të tilla…

Sot po kalon nje nga çastet më të vështira në këto tre dekadat e fundit. Zjarret po i afrohen kryeqytetit helen 15-20 km larg, si dhe po djegin gjithçka. Mijra hektare të djegur e të kthyer ne hi, qindra shtëpi e biznese të djegura dhe një jetë e humbur e një zjarrfikësi vullnetar.

158 vatra zjarri nga keto 98 shpërthyen vetëm sot. Mjetet e ajrit që luftuan me zjarret ne keto 4-5 dite kanë berë orë fluturimi sa për një vit. Ky eshte realiteti për të parë se sa e veshtirë paraqitet gjendja ne kete vend.

Askush nuk di se kur do të përfundojë kjo tragjedi. Meteorologët grek bëjnë fjalë se edhe javen tjeter do te jetë e njëjta situata.

Keto zjarre treguan solidaritet.

E para ishte Rusia qe dergoi aeroplanin gjigand qe ne 14 sekonda hedh 12 ton ujë, më pas pesë shtete te tjera si Rumani, Kroacia, Qipro, Franca dhe Suedia kane derguar aeroplane dhe forca njerëzore ne shenje solidariteti.

Greqia ka përvojë më shumë se vendi ynë në këtë drejtim dhe ka një potencial 9 herë më shumë se vendi ynë përsa i përket mjeteve zjarrfikese ajrore.

Logaritet në një nga vendet e para në BE për infrastukturë të mjeteve ajrore. Por zjarret e sotme nuk kanë asnjë lidhje me zjarret e më parshme.

Në 24 oret e kaluara ne Greqi ishin regjistruar 120 vatra zjarri ne 56 zona pyjore. Për siguri te jetës u evakuan rreth 80 zona apo fshatra. Kryeministri vendit po ndjek nga afer ketë tragjedi duke theksuar se kryesorja eshte jeta e njeriut, pasi shtepia e djegur ndertohet përseri.

Sot janë arrestuar tre persona për venie të qëllimshme zjarri. Momentet që po kalon sot Greqia janë të vështira dhe përbën një trishtim. Nuk është hera e parë që ky vend pëson tragjedi te kesaj natyre si dhe dy persona zjarrfikës janë shtruar ne spital ne gjendje te rende.

Greqia di të ngrihet pas “rrëzimit” këtë gjë e ka treguar edhe ne vitet e mëparshme. Është një popull që kur rrëzohet ngrihet më i fortë se kurrë.

Eshte solidariteti i popullit te vet që di te kapërceje momente te kesaj natyre. Zjarrfikësit ne përgjithësi sebashku me vullnetarët janë heronjët e vertetë të këtij populli që edhe këtë radhe janë bërë një grusht dhe zë i vetëm.

Ne si komunitet jemi prane dhimbjes se popullit grek për këto momente te veshtira, jetojme keto momente sëbashku me ta se kështë na lidhi jeta.

por…

Këto zjarre nga na tjeter na japin nje mësim të gjithve, pasi duhet të dimë se ndryshim klimaterik do te kete ne te ardhme pasoja te kesaj natyre. Më pak nje tanks dhe nje aeroplan luftarak dhe më shumë një makinë dhe një aeroplan zjarrfikës.

Jo të gjitha vatrat e zjarreve vijne nga natyra, por disa edhe nga dora e njeriut…

Pamjet janë të dhimshme kudo qe te hedhesh syte shikon pamje trishtimi.

Policia greke ka hedhur ne rrjetet sociale edhe disa pamje te sendeve te gjetura ku tregojne se jane shkaktare te vendosjes se zjarreve. Çte thuash më ka dhe disa te tillë që venë flakën.

Përveç kësaj, Ballkani duhet te jetë i bashkuar dhe te ketë një solidaritet pse jo dhe Evropa…

Që nga viti 1960 kur kanë filluar matjet e deri sot temperatura në planetin tonë është rritur 1.5 gradë që do të thotë më shumë zjarre dhe më shumë stuhi etj.

Pra duhet të jemi të gatshëm për të përballuar në të ardhmen situata të tilla, pasi tashmë duhet të mësohemi të jetojmë jo vetëm me termetet po edhe me zjarret.

Natyra na ndëshkon…! Ndryshimi klimaterik nuk ka filluar dje…por.Faxweb