Transmetuar më 11-08-2021, 12:36

Ally Murray është vajza që i ka kërkuar ndihmë njerëzve në Tik Tok, pasi pretendon se ka gjetur rastësisht një “UFO” në kopshtin e saj.

Sipas mediave të huaja, vajza nga  Arizona e SHBA-së, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve kur pyeti njerëzit nëse ata e njihnin objektin në formë disku që qëndronte në oborrin e saj.

Në videon e parë më shumë se 2.5 milionë herë, Ally qëndron në një ambient që duket si pyll, teksa tregon objektin.

“Nëse kemi këtu njerëz të teorive të komplotit në TikTok, mendoj se do të ishte i interesuar për UFO-në që sapo gjeta në oborrin tim”, ka thënë ajo.

Në një video të përditësuar, ajo i jep një vështrim më të afërt objektit me formë disku.

“E di që nuk është një UFO, por më parë do të supozoja se është një UFO se sa një satelit, kështu që jepni mendimet tuaja”, ka thënë Murray.

Ajo më pas tregon pjesën e brendshme të diskut që është i mbushur me gurë dhe ujë.