Transmetuar më 13-08-2021, 00:11

Agjencia e Lajmeve NOA duke sjellë të dhënat e përftuara nga Shërbimi Metereologjik Ushtarak në Tiranë, informon se për ditën e sotme, e premte 13 gusht 2021, moti parashikohet kryesisht i kthjellët dhe .e vranësira të pakta kalimtare përgjatë relieveve malore në orët e mesditës.

Era pritet të jetë veriperëndim-verilindje me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, e hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore kryesisht në veri të vendit fiton shpejtësi deri në 10m/sek.

Temperaturat parashikohen të pësojnë rënie të lehtë në të dyja vlerat, si ato të ulëtat ashtu dhe ato më të lartat:

zonat malore 14°C deri në 36°C

zonat e ulëta 18°C deri në 39°C

zonat bregdetare 19°C deri në 36°C