Transmetuar më 23-08-2021, 13:49

Mediat kosovare kanë publikuar fotot e vajzës 18-vjeçare, e cila u la e vdekur në dyert e spitalit të Ferizajt nga dy të rinj.

Viktima 18 vjeçare është M. Osmani, fotografia e së cilës është publikuar në Facebook nga një faqe lokale në Ferizaj. Sipas mediave, ajo ka ndërruar jetë nga dhuna barbare e të dy të rinjve.

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka bërë të ditur se një person është ndaluar lidhur me rastin, ndërsa një tjetër vijon të mbetet në arrati. Sipas prokurorisë, A.S dyshohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë”, bashkë me të dyshuarin, D.K.

Po ashtu mësohet se makina me të cilën u dërgua viktima në spital është Audi A8 me ngjyrë të zezë dhe ka targa zvicerane.