Transmetuar më 23-08-2021, 18:05

A mund të vritet një ëngjëll…

Kanë dalë fotot e para të momentit kur të rinjtë vrasës kanë lënë në derën e spitalit 18-vjeçaren e vdekur. Në foto duket Dardan Krivaqa, 29-vjeç, dhe shoku i tij Arber Sejdiu, 32 vjeç.

Më pas të dy, menjëherë kanë ikur nga spitali. Emri i Dardan Krivaqes ishte i njohur për qytetarët në Ferizaj, edhe para se ai të kërkohej si i dyshuar për keqtrajtimin deri në vrasje të partneres së tij.

Ndaj Dardan Krivaçës rëndon edhe një akuzë e pakonfirmuar se kishte ushtruar dhunë edhe ndaj një vajze tjetër në Francë. I riu, tashmë i shpallur në kërkim nga policia e Kosovës, ndërsa në Ferizaj njihej si person problematik, pasi ishte përfshirë në disa sherre me rrahje dhe plagosje me thikë.