Transmetuar më 24-08-2021, 12:10

Një ngjarje e rëndë ka tronditur ferizajn ku dy të rinj kanë lënë të vdekur në derë të spitalit një 18-vje♪4are me banim në këtë qytet.

Policia e Kosovës po vazhdon kërkimin e Dardan Krivaqës, i dyshuar për vrasjen e 18-vjeçares në Ferizaj, ndërkaq qytetarët po mundohen t’i dalin në ndihmë organeve shtetërore për kapjen e tij.

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe deputeti Behgjet Pacolli i cili ka ofruar shpërblim, për këdo që i jep informacion të vlefshëm Policisë së Kosovës që çon në arrestimin e vrasësit. Pacolli shkruan më tej se, si baba i tre vajzave, ndihem i trishtuar për këtë ngjarje të rëndë.

Postimi i Pacollit:

Unë ofroj shpërblim për këdo që i jep informacion të vlefshëm Policisë së Kosovës që çon në arrestimin e vrasësit të Marigonës. Si baba i tre vajzave, ndihem i trishtuar për këtë ngjarje të rëndë!