Transmetuar më 25-08-2021, 10:09

Personi që ndihmoi policinë për arrestimin e vrasësit së 18 vjeçarit Marigona Osmani, ka refuzuar shpërblimin e ofruar nga biznesmeni Behgjet Pacolli.

Kujtojmë se kreu i AKR-së, ofroi këtë të martë shpërblim për personin që ndihmon në identifikimin e Dardan Krivaqës, që rrahu për vdekje 18-vjeçaren nga Ferizaj, i ndihmuar edhe nga shoku i tij. Por, personi që ka njoftuar Policinë e Kosovës, ka refuzuar të marrë shpërblimin e premtuar nga Pacolli.

Lajmin e ka bërë të ditur Naim Murseli, këshilltar i Pacollit.

“Sot, një shpërblim iu premtua personit që e çon Policinë e Kosovës në arrestimin e vrasësit të Marigonës nga z. Behgjet Pacolli. Tani mund të konfirmojmë se jemi në kontakt me atë person i cili ka refuzuar çfarë do shpërblimi. Guximi civil është i rëndësishëm dhe duhet stimuluar më shumë!”, është shprehur ai.

Tashmë Dardan Krivaqa dhe Arbër Hajdari arrestuar nga policia dhe ndodhen në burg. Pasi vranë 18 vjeçaren, ata janë kapur nga kamerat, duke hedhur të ren përtokë në derën e spitalit të Ferizajt me 21 gusht. Fotot e tyre u nxorrën nga kamerat e sigurisë dhe u shpërndanë në të gjitha pikat kufitare dhe të gjitha drejtoritë të policisë së Kosovës.