Transmetuar më 25-08-2021, 15:04

Ka dalë para trupit gjykues dardan Krivaqa, burri që vrau gruan e tij 18-vjeçe.

Seanca për caktimin e masës me paraburgim për Dardan Krivaqan është ndërprerë për disa minuta për shkak të përkeqësimit të gjendjes se tij shëndetësore.

Mësohet se seanca ka vazhduar, pasi i dyshuari per vrasjen e Marigona Osmanit ka marrë ndihmën e parë nga ekipet mjekësore.

Prokuroria e Ferizajt ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij pasi ekziston dyshimi se në datë 22 gusht ai ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj Marigona Osmanit. Ndaj tij rëndon akuza “vrasje e rëndë”.

Krivaqa u arrestua një ditë më parë edhe është i dyshuari kryesor për vrasjen e të resë, me të cilën ishte martuar dy muaj më parë. Në pranga bashkë me të edhe vënë edhe shoku i tij Arbër Sejdiu i akuzuar si bashkëpunëtor në krim.

18 vjeçarja ishte dërguar pa shenja jete në Qendrën Emergjente në Ferizaj pasditen e së dielës. Viktima ishte dërguar nga Krivaqa dhe Sejdiu, të cilët më pastaj u larguan nga vendi i ngjarjes.

Viktima, e cila u vra të dielën në banesën e partnerit të saj u varros dje në varrezat e qytetit të Ferizajt. Pas dy ditësh në arrati, policia ka arrestoi dje të dyshuarin kryesor Dardan Krivaqa, ndërsa për Arbër Sejdiun gjykata ka caktuar një muaj paraburgim.

Para se të niste ceremonia e varrimit, në Ferizaj u protestua dhe u kërkua drejtësi për vrasjen e 18-vjeçares.