Transmetuar më 25-08-2021, 19:25

Një sherr i pazakontë ka ndodhur në Meksikë në kampionatin kombëtar të futbollit. Përplasje të tilla fizike i kemi parë vetëm mes meshkujve, por ja që ndodhin dhe në botën e femrave.

Gjithçka ndodhi në ndeshjen midis Necaxa-Puebla ku plasi një sherr masiv mes futbollisteve, ku gjyqtari u detyrua të nxjerrë 3 kartonë të kuq.

Sherri plasi në minutën e fundit të takimit, ku pas një faulli në limitet e zonës së penalltisë.

Dy futbollistet kundërshtare rrëzuan keq njëra-tjetrën gjq që shkaktoi më pas një sherr masiv ku bënë pjesë futbollistet e të dyja ekipeve. Në videon që ilustrohet në vijim, mund të shihni si përleshen futbollistet me njëra-tjetrën.