Transmetuar më 27-08-2021, 22:21

Maqedonia e Veriut regjistroi 36 vdekje nga kovidi në 24 orët e fundit duke shënuar një ditë të zezë për të infektuarit me koronavirus.

Mes jetëve të humbura ishin edhe një 24 vjeçar, tre persona nën 50 vjeç dhe të tjerë në moshë më të thyer.

Prej të vdekurve 35 persona kanë ndërruar jetë në spital, ndërsa një person ka ndërruar jetë në shtëpi.

Gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar numër rekord i të vdekurve që nga fillimi i valës së re, madje 36. Mosha e të vdekurve është prej 24 deri 85 vjet.

Nga 6.654 testet e bëra, janë regjistruar 1.037 raste të reja me Kovid-19 dhe janë shëruar 534 pacientë, informoi Ministria e Shëndetësisë.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me KOVID që nga fillimi i epidemisë është 173.689, i pacientëve të shëruar është 154.174, i të vdekurve është 5.818. Numri i rasteve aktive është 13.697. /noa.al