Transmetuar më 28-08-2021, 16:06

Në edicionin e sivjetshëm të Panairit Ndërkombëtar për Tregtinë e Shërbimeve të Kinës (CIFTIS) në Pekin do të ketë edhe më shumë nga 500 kompanitë kryesore të botës dhe kompanitë udhëheqëse në sektorët e tyre sesa vitin e kaluar, pavarësisht nga rishfaqja e rasteve të brendshme të COVID-19 javët e fundit, thanë të premten autoritetet vendore.

Më shumë se 10 000 kompani nga 153 vende dhe rajone janë regjistruar për të marrë pjesë virtualisht dhe në terren në CIFTIS, tha Yan Ligang, kreu i Zyrës së Tregtisë të Bashkisë së Pekinit, duke shtuar se 2 400 kompani do të marrin pjesë në terren.

500 kompanitë më të mëdha botërore dhe kompanitë kryesore në sektorët e tyre do të përbëjnë 18 për qind të pjesëmarrësve, 9 pikë përqindjeje më shumë se në edicionin e parë të CIFTIS vjet.

Panairi do të mbahet nga 2 deri më 7 shtator. Ndryshe nga edicioni i parë në vitin 2020, panairi i këtij viti do të zhvillohet si në Qendrën Kombëtare të Konferencave të Kinës në Pekin, ashtu edhe në Parkun “Shougang”, një zonë gjithëpërfshirëse e shërbimeve të industrisë së lartë e transformuar nga një fabrikë, bëri të ditur Yan-i.