Transmetuar më 29-08-2021, 15:04

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoi se në 24 orët e fundit nga 11.017 testime, 1.630 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 36 raste të vdekjes. Mes viktimave, 19 janë femra dhe 17 meshkuj.

Mosha e të ndjerëve është kryesisht mbi 60 vjeç. Por ka vdekur dhe një në të 20-at, një në të 30-ar, një në të 40-at dhe tre persona në të 50-at, raporton noa.al.

Sakaq, janë dhënë 11.458 doza të vaksinës kundër COVID-19. Deri më sot 269.312 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 816 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 113.699.

Në total numri i rasteve aktive është 26.575.