Transmetuar më 30-08-2021, 14:14

Aksident i rëndë në Kosovë. Një grua ka ndërruar jetë dhe shtatë persona të tjerë janë lënduar në rrugën pranë fshatit Radavc të Pejës.

Policia tha sot se dyshohet që aksidenti që ndodhi pasditen e djeshme është shkaktuar nga një shtetas i huaj, i cili është arrestuar.

‘Gjatë aksidentit kanë pësuar lëndime trupore edhe 7 persona që ishin në dy veturat të cilët pas trajtimit mjekësor janë larguar nga spitali.

I dyshuari mashkull me shtetësi të huaj, që dyshohet të jetë shkaktar i aksidentit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në paraburgim’, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.