Transmetuar më 01-09-2021, 22:02

"Unë dhe im shoq kemi 16 vjet së bashku dhe kemi dy fëmijë. Por vetëm kohët e fundit më tha se është bisek. sual. U trondita dhe ndjeva siklet duke më sjellë në mendje faktin që ai e bën edhe me burra.

Nuk jam homofobe, por thjesht nuk e mendoja se burrit tim i pëlqenin meshkujt.

E pyeta nëse ka ndjenja për meshkujt dhe më tha se thjesht tërhiqet nga fiziku mashkullor.

Ndihem sikur tani ai nuk është plotësisht i sinqertë me mua. Jam gjithashtu e shqetësuar se më vonë do të dojë të bëjë marrëdhënie më shumë me meshkuj dhe të mos më dojë më aq shumë sa mendoja se më donte deri tani".

Noa.al ju sjell më poshtë këshillat që jep psikologia amerikane.

Pamela Stephenson Connolly

Përgjigjet dr. Pamela Stephenson Connolly, psikoterapiste me qendër në SHBA, e specializuar në trajtimin e çrregullimeve seksuale:

"Nuk është kurrë e lehtë për një person të pranojë çështjet intime të jetës së tij. Dhe mund të jetë po aq e vështirë për një partner të mësojë se orientimi i tij seksual mund të jetë i ndryshëm nga ai që dukej se kishte.

Fakt është që ai ka jetuar për vite me ju dhe keni parur një jetë normale, duke pasur në mes dhe fëmijët.

Mundohuni të mos e "katastrofoni" këtë situatë.

Ai u martua me ju, dhe deri tani keni qenë e sigurt për ndjenjat e tij.

Në të vërtetë, asgjë nuk ka ndryshuar – ai thjesht është përpjekur të tregojë diçka të rëndësishme për atë që ndjen se është në të vërtetë.

Lexoni dhe: 

Partnerja më thotë se është shumë e lodhur për seks. Por pse ka blerë një vibrator? Ja çfarë thotë Pamela

Nëse ai do të dojë të veprojë sipas dëshirave të tij duke shkuar edhe me meshkuj, kjo është një çështje që mund të ketë nevojë të diskutohet dhe negociohet në një moment të mëvonshëm. Mos nxitoni ta bëni tani edhe pse e kuptoj që mund t’ju duket kërcënues, fakti që ai tundohet dhe nga meshkuj.

Është gjithashtu e kuptueshme që të tronditeni nga zbulimi që bëtë, ose më saktë jua bëri ai.

Por gjëja më e mirë që mund të bëni tani është ta mirëkuptoni dhe ta shpërbleni që u hap tek ju dhe të bëni çmos për ta bërë të ndihet sa më i sigurt se mund të ndajë çdo gjë me ju dhe ta tejkaloni së bashku". /noa.al