Transmetuar më 02-09-2021, 12:11

Ekspozita ndërkombëtare e ekonomisë digjitale do të hapet në Hebei, Kina veriore

Një ekspozitë ndërkombëtare mbi ekonominë dixhitale do të mbahet javën e ardhshme në Shijiazhuang, kryeqendra e provincës Hebei të Kinës veriore.

Ekspozita Ndërkombëtare e Ekonomisë Digjitale e Kinës 2021, e planifikuar nga 6-8 shtator, ka temë zhvillimin novator dhe ekonominë dixhitale, shkruan “Xinhua”.

Duke përdorur 5G, inteligjencën artificiale dhe teknologji të tjera, ekspozita do të ketë më shumë se 20 akademikë të Akademisë Kineze të Shkencave dhe Akademisë Kineze të Inxhinierisë, si online ashtu edhe fizikisht, për të ndarë dhe shkëmbyer pikëpamjet e tyre mbi temën.

Ekspozita do të përqendrohet në modele të reja biznesi dhe tema të nxehta në ekonominë digjitale, duke theksuar zhvillimin e koordinuar të rajonit Pekin-Tianjin-Hebei, planifikimin dhe ndërtimin e zonës së re Xiong’an dhe përgatitjen e Olimpiadës Dimërore 2022.

Ekspozita organizohet nga Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit dhe qeveria krahinore Hebei.