Transmetuar më 03-09-2021, 22:40

Pesë persona janë plagosur, mes tyre tre punonjës policie, pasi makina zyrtare u përplas me një mjet civil.

Ngjarja ndodhi sonte rreth orës 19:30 në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, ku ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin janë përfshirë dy automjete, njëra nga to veturë zyrtare e policisë.

Si pasojë e aksidentit pesë persona ( tre nga ta zyrtarë policorë) kanë pësuar lëndime trupore.

Personat e lënduar janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti. /noa.al