Transmetuar më 05-09-2021, 15:35

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 24 viktima si pasojë e COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 890 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës.

Njoftimi i Plotë

05 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.526 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 922.623 doza të vaksinës.

Deri më sot 307.467 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 10.614 testime, 890 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 24 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 1.712 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 123.852.

Në total numri i rasteve aktive është 26.688.