Transmetuar më 06-09-2021, 23:29

Shtetet e Bashkuara i dhuruan Kosovës mbi 503 mijë doza të vaksinës Pfizer, pjesa kryesore e vaksinave të akorduara muajin e kaluar. Vaksinat mbërritën sot në Prishtinë siç shihni fotot në galeri.

Dozat për Kosovën janë pjesë e një blerjeje prej gjysmë miliardi të vaksinës Pfizer të siguruar nga presidenti Joe Biden, në fillim të kësaj vere dhe janë dhuratë për qytetarët e Kosovës.

Departamenti amerikan i Shtetit tha se kjo sasi e vaksinave do t’i mundësojë Kosovës të mbrojë qytetarët e saj më shpejt.

"Një Kosovë e shëndetshme, e pavarur, është një partner më i fortë për Shtetet e Bashkuara", thuhet në deklaratën e Departamentit të Shtetit.