Transmetuar më 09-09-2021, 09:54

Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të mbajë sot një mbledhje urgjente gjatë së cilës do të diskutohet për zjarrin që ra në spitalin Covid në Tetovë. Lajmin e bëri të ditur kryeministri Zoran Zaev ndërsa dilte nga godina e Komunës së Tetovës.

“Kemi caktuar mbledhje për në ora 10:00”, tha Zaev duke mos dashur të jap detaje për zjarrin nën arsyetimin se deklarata nuk do të ketë derisa organet kompetente të përfundojnë me ekspertizën dhe të zbardhin shkaqet e zjarrit.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore Publike e Maqedonisë bëri të ditur sot se si pasojë e flakëve kanë humbur jetën të paktën 14 persona. Mes tyre nuk ka staf mjekësor.