Transmetuar më 10-09-2021, 21:34

Probleme me WiFi? Në një moment lundroni lehtësisht në internet dhe disa metra më tutje nuk ia dilni dot fare?

Sado e çuditshme që mund t’ju ​​duket, ka një shpjegim që ruteri juaj u çmend dhe vendosi t’ju ​​çmendë edhe ju.

Lexoni faktorët që shkaktojnë probleme me WiFi dhe armatosuni me durim.

Sipërfaqet metalike dhe mobiljet

Metali është një përcjellës, që praktikisht do të thotë se thith energji elektrike. Nëse WiFi juaj lëshon valë elektromagnetike, çdo sipërfaqe ose objekt metalik në shtëpinë tuaj do të parandalojë përhapjen e valëve. Nëse dëshironi që lidhja në internet të funksionojë pa probleme, është e nevojshme ta vendosni ruterin larg metaleve.

Mure guri ose tulla

Ka disa lloje muresh që mund të bllokojnë sinjalin wifi. Ndër materialet më të zakonshme që bllokojnë lidhjen me rrjetin janë mermeri, çimentoja, suvaja dhe tulla.

Kjo është arsyeja pse në shtëpitë dykatëshe, zakonisht një kat nuk ka internet kaq të mirë. Për ta rregulluar këtë, vendoseni ruterin në mjedis ​​të hapur dhe larg mureve.

Distanca nga ruteri

Sa më larg që kompjuteri, telefoni celular ose tableti të jetë nga ruteri, fuqia e WiFi zvogëlohet. Për këtë ju duhet një përforcues WiFi i cili duhet vendosur përballë me ruterin. Për shembull nëse ruteri gjendet te dhoma e ndenjes duhet që përforcuesi të vendoset në korridorin përballë dhomës dhe lidh me WiFi të fortë edhe dhomat e tjera.

Pasqyra

Materiali që na lejon të shohim reflektimin tonë gjithashtu pasqyron sinjalin e lëshuar nga ruteri. Ky objekt vepron si një mburojë, duke e bërë lidhjen e internetit të ulët.

Frigoriferë dhe makina larëse

Si rregull i përgjithshëm, pajisjet elektrike me tuba uji nuk "shkojnë shumë mirë" me WiFi. Uji mund të mbajë një pjesë të energjisë nga valët pa tel, gjë që ndikon negativisht në cilësinë e lidhjes tuaj në internet. /noa.al