Transmetuar më 10-09-2021, 23:07

Kryetari i Komunitetit Mysliman në Kosovë, Naum Tërnava, doli për herë të parë me një deklaratë publike sot nga selia e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), për të folur mbi vaksinimin që po bëhet globalisht.

Naim Tërnava, u ka bërë thirrje besimtarëve që të vaksinohen kundër koronavirusit.

Vetë Tërnava tha se ka marrë edhe dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19.

Ai e ka quajtur të paarsyeshëm, çdo tentim për të arsyetuar refuzimin e vaksinimit, ndërsa theksoi se besimtarët janë të obliguar t’i përgjigjen pozitivisht ftesës për vaksinim.

Situata epidemiologjike në Kosovë është përkeqësuar që nga fundi i muajit korrik dhe fillimi i gushtit.

Në Kosovë të premten janë regjistruar edhe 30 viktima nga koronavirusi i ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Nga Komuniteti Mysliman në Shqipëri nuk ka ndonjë deklaratë publike për vaksinën.