Transmetuar më 12-09-2021, 19:26

Televizionet shqiptare janë vënë në një garë të disafishtë. Jo vetëm me konkurrentët mes tyre. Tani janë në të njëjtën pozitë që ishin gazetat para disa vitesh kur edhe u zhdukën një nga një nga qarkullimi në Shqipëri.

Sepse diferencën tani e bëjnë prodhimet. Platforma si Netflix, PrimeVideo, HBO Go, por edhe ato shqiptare VOD si Pop Corn e Digitalb dhe ajo e Tring, ofrojnë një galeri me shumë programe tematike, kryesisht filma dhe seriale.

Në kushtet kur këto platforma po dërrmon kanalet tematike me pagesë, e ardhmja e televizioneve gjeneraliste dhe atyre informative duket qartësisht se është prodhimi cilësor.

Këtë duket ta kenë kuptuar disa nga TV më Shqipëri që po dalin me një numër të shtuar programesh të prodhuara, të cilat rrisin orët e transmetimit të prodhuar dhe të drejtpërdrejtë.

TV si Top Channel, Klan, Vizion Plus, por edhe ABC, kanë rritur prodhimet edhe këtë sezon të ri televiziv.

Nga televizionet informative duket të ketë përpjekje në News24 për të ruajtur numrin e prodhimeve.

Në Ora janë larguar disa emisione, kurse në Report nuk duket të ketë firo. Sonila Meço u largua nga Ora e po ashtu edhe Alfred Lela.

Në Euronews largimi i Ilva Tares është zëvendësuar me Erla Mëhillin, ndërsa vazhdojnë emisionet si Balkan me Franko Egro, Shok me Andi Bushatin e Baton Haxhiun, si dhe një emision nga Neritan Sejamini.

A2, filial i CNN në Shqipëri, ka fokusuar ekonominë me një emision nga Aurora Sulçe.

Fax News shihet të vazhdojë përvojën e vitit të kaluar.

Në MCN TV pritet të vijojnë emisionet ekzistuese si Të Paekspozuarit, por edhe programe të reja.

Në një përdirësim pas disa ditësh noa.al do të informojë dhe për prurjet e reja televizive.

Top Channel

Pas disa vitesh ndërprerje, rikthehet reality show Big Brother Albania. Drejtohet sërish nga Arbana Osmani dhe do të jetë një edicion me personazhe VIP. Maratona do të jetë 24 orë në 24 për 100 ditë nga tetori në dy kanale Digitalb, kurse çdo ditë ora 16.30 përmblidhja ditore. Spektakli, të shtunave ora 21.

Tch vijon me programet e tij tradicionale edhe këtë sezon të ri. Vazhdojnë emisioni i mëngjesit në 7 deri ora 9 dhe Shqipëria LIVE në mesditë. Pas lajmeve të orës 15 sërish është Top Talk me Denis Dyrnjaja.

Emisioni Për’puthen vijon çdo ditë të javës në 18.15. Çdo ditë jave ora 20.10 është sërish Fiks Fare. Po ashtu vazhdon Ftesë në 5 me Bieta Sulon ora 17.00. Eni Vasili vazhdon programin Open nga e hëna në të enjte ora 21. Të martave ora 23 vijon Top Story.

Të dielën rikthehet Spektakli kabare Portokalli. Po të dielën rifillon dhe maratona 6 orëshe E Diell. Të dielën ora 12.45 nis emisioni i ri, Goca dhe Gra.

Në këtë televizion priten dhe programe të tjera si ai i të premteve, "Më thuaj një dëshirë".

TV Klan

Edhe në këtë televizion vazhdojnë programet tradicionale. Opinion nga Blendi Fevziu çdo të enjte ora 21 dhe nga e hëna në të mërkurë ora 22.

Të dielave maratonë 6 orëshe E Diela Shqiptare nga Ardit Gjebrea. Është rikthyer Stop çdo ditë jave (nga e hëna në të premte) ora 20.10.

Aldon Lipe vijon me 3 orët e mëngjesit duke nisur nga ora 7. Edhe Rudina Magjistari çdo ditë ora 17. Arian Çani vazhdon maratonën 4 orëshe të së premtes me Zonë e Lirë duke nisur nga ora 21.

Telenovelat turke vazhdojnë të zënë hapësira të shumta në TV Klan gjatë ditës dhe mbrëmjes si dhe ritransmetimet natën.