Transmetuar më 11-09-2021, 21:31

Në ndihmë të lexuesve të noa.al vjen dietologia Sofia Antonsson e cila merr pyetje për dietën në revistën Expressen’s në Stokholm. Noa.al ju sjell përgjigjet e saj për pyetje të ndryshme që ju lindin. Nëse doni edhe ju përgjigjet tuaja na shkruani në [email protected].

Sofia Antonsson

A është e rrezikshme të hash shumë yndyrë?

Shumë njerëz kanë frikë nga yndyra, por a është vërtet kaq e rrezikshme?

Varet nga disa faktorë, thotë dietologia dhe nutricionistja Sofia Antonsson. Kur flasim për jetë të shëndetshme, preferohen yndyrnat e pangopura, të cilat gjenden te peshku yndyror, avokado, arrat dhe farat.

Yndyrnat e ngopura, të cilat gjenden në gjalpë, djathë dhe krem, duhet të jeni më vigjilentë – edhe nëse nuk keni nevojë t’i përjashtoni nga dieta ushqimore.

Në rastin e yndyrës, e gjitha ka të bëjë edhe me atë se kush jeni dhe si jetoni.

Një person me peshë normale që ushtron rregullisht palestrën apo gjimnastikën, nuk duhet të mendojë aq shumë për cilësinë e yndyrës sesa një person joaktiv i cili mund të jetë mbipeshë, të ketë diabet ose obezitet abdominal.

Është mirë të gjeni një ekuilibër dhe të përpiqeni të hani më shumë produkte të yndyrës së pangopur.

Kur nuk keni probleme me peshën bëni kujdes mos kufizoni sasinë e yndyrës që duhet të konsumoni.

Nëse nuk hani shumë ushqim gjatë vakteve, mos u kurseni shumë në konsumin e produkteve me yndyrë.

Nëse siguroheni gjithashtu që merrni edhe shumë perime, sigurisht që do të jetë akoma më mirë. /noa.al