Transmetuar më 11-09-2021, 21:35

Gluteni po merr shumë vëmendje vitet e fundit. Edhe njerëzit që nuk janë intolerantë kanë filluar të zgjedhin produkte pa gluten. Pyetja e vetme është nëse është më e dobishme?

Në ndihmë të lexuesve të noa.al vjen dietologia Sofia Antonsson e cila merr pyetje për dietën në revistën Expressen’s në Stokholm. Noa.al ju sjell përgjigjet e saj për pyetje të ndryshme që ju lindin. Nëse doni edhe ju përgjigjet tuaja na shkruani në [email protected].

Dietologia Sofia thotë se të dy produktet, ato që përmbajnë gluten dhe ato që janë pa gluten mund të ndryshojnë në cilësi.

Nëse nuk vuani nga intoleranca, këshilla është që të investoheni në drithëra dhe sa më shumë që të jetë e mundur, zarzavate.

Një burim i mirë i drithërave të plota janë, për shembull, buka e freskët dhe bollguri. Kur flasim për bukën, zgjidhni atë pa majà, elbi, thekre, ose miell integral.

Një keqkuptim i zakonshëm është se gluteni shkakton probleme në stomak. Nuk është gluteni, por fibrat në drithëra që e shkaktojnë atë. /noa.al