Transmetuar më 11-09-2021, 22:26

Pjesa më e madhe e prindërve duan që fëmijët e tyre të jenë mirë dhe kujdesen sidomos vitet e fundit, që ata të ushqehen shëndetshëm.

Madje ka disa prindër që u rrinë fëmijëve me pjatë në dorë duke i nxitur gjithë kohës që të hanë, me bindjen se nuk hanë shumë. Por ndonjëherë duhet të ulni pritshmëritë tuaja.

Dietologia e njohur Sofia Antonsson thotë se fëmijëve nuk u pëlqen gjithmonë të hanë sa më shumë dhe kjo është gjë e mirë. Mund t’u pëlqejë buka, mjafton të gjeni të tillë pa sheqer të shtuar.

Nëse u pëlqen kosi, mund ta përzieni atë me fruta të ëmbla.

Provoni të bëni dhe smoothie. E gjithashtu, vezë të zier.

Mëngjesi nuk ka pse të jetë mbytës. Një larmi ushqimesh nga dita në ditë është e këshillueshme.

Një ditë kos me tërshërë të përzier me fruta, një ditë tjetër qumësht me drithëra, një ditë tjetër bukë me gjalpë, reçel e djathë dhe një gotë çaj i ngrohtë apo qumësht.

Një ditë tjetër krepa me gjalpë e djathë ose pak çokokrem. Një ditë tjetër mund të përgatisni petulla e një ditë tjetër, vezë omëletë. /noa.al

Foto: Getty Images