Transmetuar më 13-09-2021, 00:03

Moti gjatë ditës së hënë do të jetë me surpriza në zona të ndryshme.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ditën e hënë pritet të ketë reshje shiu në Gjirokastër dhe në disa zona të jugut të vendit.

Rreziku i zjarreve është më i lartë në zonën veriore të vendit.

Më poshtë keni parashikimin e motit: Reshjet

Ditën e hënë priten reshje mesatare në qarkun Gjirokastër por lokalisht intensive, reshje të dobëta në shumicën e qarqeve, por lokalisht mesatare në qarqet Fier, Berat dhe Vlorë (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Temperaturat

Ditën e hënë temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 18 / 27 °C

në vendet e ulëta: 17 / 30 °C

në vendet malore: 11 / 24 °C

Era

Ditën e hënë era pritet të fryjë e lehtë.

Zjarret

Ditën e hënë pritet rrezik ‘i moderuar’  në shumicën e qarqeve, rrezik ‘i ulët’ në qarkun Gjirokastër dhe ‘s’ka rrezik’ në qarkun Vlorë (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në zona të lokalizuara pritet rrezik ‘i lartë’, konkretisht: Qarku Shkodër (P), qarku Kukës (Vl), qarku Lezhë (P)  dhe qarku Korçë (L). Rreziku pritet të jetë më i lartë ditën e hënë.