Transmetuar më 14-09-2021, 14:47

Kina ka qenë tregu më i madh në botë për robotët industrialë për tetë vjet rresht, duke u bërë një forcë vitale për të mbështetur zhvillimin e industrisë globale të robotëve.

Statistikat që publikoi transmetuesi shtetëror “CCTV”, të cilit i referohet “China Daily”, treguan se sektori global i robotëve pati rritje me 30.6 miliardë dollarë në vitin 2019 nga 20.4 miliardë dollarë në 2016-n, me normë mesatare vjetore të rritjes prej 14.5 për qind.

Që nga shpërthimi i pandemisë, roli i robotëve të shërbimit është zgjeruar shumë.

Skenarët e aplikimit të robotëve janë shndërruar nga prodhimi tradicional industrial dhe shërbimet familjare në logjistikë, ruajtje, menaxhim të komunitetit, ushqim dhe argëtim.

Gjatë gjysmës së parë të këtij viti, për shkak të politikave mbështetëse dhe mjedisit të përgjithshëm të biznesit, industria e robotëve dëshmoi rritje të shpejtë, duke sjellë hapësirë dhe mundësi të mëdha zhvillimi për ndërmarrjet.

Këtë vit, industria e robotëve të Kinës pritet të ketë rritje prej më shumë se 30 për qind. Në ekonomi, industri dhe shoqëri, Kina ka një treg të madh, ndaj tregu i kapitalit mbetet pozitiv në sektorin e robotëve vendas, me prurje më racionale.