Transmetuar më 14-09-2021, 15:00

Kosova regjistroi 24 orët e fundit 24 të vdekur dhe 357 persona të infektuar me koronavirus.

Vdekjet përfshinë 18 meshkuj dhe 6 femra. Moshat e viktimave janë nga 40 vjeç e lart, siç shihni tabelën që noa.al ju sjell më poshtë.

Rastet e reja dolën nga 7027 testime. Këto shifra nënkuptojnë se pesë për qind e personave të testuar kanë rezultuar pozitivë.

Sipas autoriteteve 1.498 persona janë shëruar, ndërsa 15.835 persona janë ende aktivë me koronavirus.

Prej shpërthimit të pandemisë në mars të vitit 2020, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar mbi 157.000 raste të infektimit. Prej tyre 2.833 persona kanë vdekur.

Prej nisjes së fushatës së vaksinimit 369.033 persona janë vaksinuar plotësisht kundër këtij virusi kurse 697.914 persona kanë marrë dozën e parë.

Deri më 14 shtator në orën 15:00 është vaksinuar 20 për qind e popullsisë së përgjithshme.