Transmetuar më 15-09-2021, 23:25

LETRA E NJË GRUAJE TË RE: "Fillova lidhjen me të dashurin tim shtatë muaj më parë, dhe ka qenë e mahnitshme. Unë e dua atë, ai më bën të qesh, është aq i sjellshëm me mua – por ne ende nuk e kemi marrë nën kontroll dhomën e gjumit.

Kur u takuam për herë të parë, ai nuk mund të kishte ereksion aq sa për të përfunduar aktin. Kjo e mërziti shumë, dhe unë ndala përpjekjet për të pasur sërish marrëdhënie me të, sepse thjesht nuk ishte një përvojë e këndshme.

Që atëherë ai ka marrë viagra dhe ne kemi qenë në gjendje ta bëjmë. Por për mua kjo është të bësh dashuri me paracaktim, me prenotim, vetëm kur të jetë gati ai.

I thashë se si ndihesha dhe tani ai më pyet paraprakisht nëse duhet të marrë një kokërr – ose unë i kërkoj atij të marrë një.

Por unë ende luftoj me faktin se nuk mund të bëj dashuri me të – me planifikim. Sepse fakti që seksi duhet të bihet dakord paraprakisht është një fikje për mua.

Ne jemi të rinj dhe të shëndetshëm, kështu që për mua, ai e ka padyshim një gjë mendore.

Edhe diçka. Unë jam vajza e parë me të cilin ai ka bërë dashuri. Më parë ishte i virgjër.

Kur e bëjmë, nuk e kemi atë atmosferën spontane të hedhjes mbi mua dhe të hedhjes sime mbi të në shtrat, dhe ndjehem thjesht e paplotësuar.

E sigurisht që unë, kurrë nuk e inicoj një akt sepse jam e frikësuar se atij nuk do t’i punojë."

PËRGJIGJET SEKSOLOGIA Pamela Stephenson Connolly, psikoterapiste me qendër në SHBA, e specializuar në trajtimin e çrregullimeve seksuale:

"Akti intim nuk është diçka që secili e ka opsion të zgjidhur, mësuar më parë, por përvojë e fituar që mësohet vetëm në praktikë.

Shumë njerëz mund të mendojnë se akti është spontan ashtu siç duket në filmat për të rritur ku duket sikur mjafton që dy vetë të përballen me njëri-tjetrin dhe ai është me ereksion total të menjëhershëm dhe ajo në ekstazë.

Dhe filmat shpesh përshkruajnë seks spontan, kështu që është e lehtë të krijosh përshtypjen se ashtu ndodh në marrëdhënie.

Por ka shumë arsye të rëndësishme pse seksi mund të ketë nevojë të planifikohet gjatë jetës së një çifti – për t’u përshtatur në rrethana jete me punën, fëmijët ose prindërit e secilit.

E vërteta është se në rastin tuaj është shumë e hershme që djali të ketë mungesë ereksioni kaq i ri. E pikërisht kur ai sapo po mëson se si funksionon trupi i tij në kontekstin e një partneri – kështu që përpiquni të jeni të durueshëm.

Ju duhet të jeni durim përballë telashit që ka zënë të dashurin tuaj. Për më tepër që ai po përpiqet të ketë raport me ju.

Vendosni se çfarë dëshironi vërtet dhe nëse doni të jeni përkrah tij, pasi ai të fitojë më shumë besim, kërkoni butësisht atë gjë, që sigurisht mund të arrihet me përdorimin e ilaçeve për të mbështetur ereksionin." /noa.al