Transmetuar më 17-09-2021, 23:46

LETRA E NJË DJALI: Unë jam 27 vjeç dhe jam lidhur me një vajzë. Kam gjashtë muaj me të dhe e admiroj në çdo gjë të saj.

Mund të them se po jetojmë një dashuri, një romancë përrallore, një dashuri me shikim të parë si në përralla.

Mund të them se deri tani, kjo është marrëdhënia më kuptimplotë që kam pasur ndonjëherë dhe e vetmja që më ka mbushur zemrën plot.

Pra çdo gjë super, përveçse kur bëhet fjalë për sek.sin. Aty ne ngecim. Ç’është e vërteta ajo është shumë Open mind. Goxha e hapur dhe më flet lirshëm për lidhjen që ka pasur me tjetrin para meje. Por më mundon dhe stërmundon shumë kur më thotë se unë nuk e kënaq aq sa ai që ka pasur.

Shpesh ndihem nervoz dhe i shqetësuar për jetën tonë sek.suale. Janë të shpeshta rastet kur nuk arrij të kem ereksion. Ose kur kam, mezi e mbaj dhe kur ia dal, ejakuloj shumë shpejt.

Këto që po më ndodhin më kanë bërë që të arrij deri në atë pikë sa të shmang sek.sin me të".

Përgjigjet Pamela Stephenson Connolly, psikoterapiste me qendër në SHBA, e specializuar në trajtimin e çrregullimeve seksuale:

Pamela Stephenson Connolly

"Lërini përrallat aty ku e kanë vendin – në raftin e librave. Ose merrni dhe shkruani ju një përrallë për veten tuaj. Ju shkruani se lidhja juaj është fantastike, por në fund thoni se ajo nuk pushon së ju thëni se nuk e bëni aq mirë sa ish-i i vet.

Një partnere e vërtetë, që të do me të vërtetë, nuk ju krahason kurrë me ish-ët e vet e aq më keq, në këtë mënyrë kaq të sikletshme. Aq sa ju jeni katandisur të mos keni më besim te vetja e t’ju shkaktohet deri dhe gjithë kjo mori problemesh intime.

Ju thoni se tani po shmangni edhe të flini me të. Dhe është normale sepse ajo nuk ju meriton përderisa ju vë në lojë burrërinë. Por kujdes, kështu po krijoni një bindje negative për veten tuaj dhe pasojat mund të vazhdojnë gjatë.

Por mos harroni se meritoni të vlerësoheni dhe mbështeteni. Ndaj mos prisni më pak nga partnerja juaj. Ajo ka detyrën e thjeshtë, që të jetojë lidhjen me ju.

Seksi supozohet të jetë argëtues, por qëllimi juaj duket se është bërë të "performoni" mirë dhe të konkurroni me ish-ët e saj. Kjo qasje do të dështojë. Lëreni çdo qëllim dhe thjesht lëshojeni veten pas kënaqësisë pa sforcim. /noa.al