Transmetuar më 18-09-2021, 08:52

I njohur me nofkën ‘Hulku’ i Kosovës, Muli, njeriu i sfidave dhe peshave të rënda ka befasuar sërish duke treguar fuqinë e tij.

Ai e quan veten “më i forti i Kosovës” dhe jo pa shkak. Bujar Muli nga Vushtria mund të mbajë një makinë me bark.

Por kjo nuk është hera e parë që ai poston foto të tilla në rrjetet sociale. Hulku ka deklaruar se mund të ngrejë nga toka apo ta mbajë për 30 sekonda me duar një helikopter.

Më parë ai ka ngritur një traktor, ka shkulur një pemë etj…